Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), njëherit edhe deputete e PDK-së, Ganimete Musliu në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se kreu i këtij institucioni, ka raportuar për punën gjashtë mujore.

Sipas saj, drejtori Petrit Ajeti, u ka thënë se në përgjithësi gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka vend për shqetësime.

“Sot kishim në raport të rregullt për 6 mujorin e parë të vitit drejtorin e Agjencinë për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe është raportuar në përgjithësi për punën, aktivitetin e AKI-së dhe gjendjen e sigurisë në vend”.

“Duke u bazuar në informatat që janë marrë nga zotëri Ajeti si drejtor i kësaj agjencie gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe ka hapësirë për shqetësime ose për ndonjë shqetësim shtesë te qytetarët e Kosovës”, tha Musliu.

Ajeti ka raportuar në këtë Komision me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.

Të ngjashme