Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka nisur ditën duke kujtuar një ngjarje të tetë viteve më parë.
Musliu në profilin e saj në Facebook ka shkruar se sot janë bërë 8 vite prej kur Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar dhunë ndaj ish-ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson.
Ganimete Musliu ka thënë se LVV-ja dikur nuk kishte kursyer asgjë për të ardhur në pushtet, derisa, sot nuk po kursejnë asgjë për ta shkatërruar shtetin.
Ambasada amerikane në vitin 2013-të e kishte publikuar në Twitter fotografinë e Jacobson, ku shihej me lëndime në krah.