Musmurati: Kemi rinovuar plotësisht shkollën “Iliria” në Prishtinë (Video)

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, në një video ka publikuar pamjet nga renovimi i shkollës fillore “Iliria” në Prishtinë.

Musmurati ka treguar se renovimi është bërë në bashkëpunim me Ndërmarjen Publike Banesore. Renovimi i shkollave në komunën e Prishtinës ka filluar gjatë vitit 2022, dhe drejtoresha e Arsimit ka njoftuar që do të vazhdojnë edhe në vitin 2023.

Për këtë vit të ri buxhetor, Drejtoria e Arsimit ka ndarë 1.5 milionë euro për të rinovuar çerdhet dhe shkollat e Prishtinës.

Nevoja për renovime të shkollave dhe çerdheve është paraqitur vazhdimisht edhe nga prindërit e Prishtinës që shpesh janë ankuar për kushtet e dobëta infrastrukturore të shkollave në kryeqytet.

Të ngjashme