Mustafa-ambasadorit italian: LDK-ja s’ka disponim për koalicion parazgjedhor

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 11:57 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka pritur në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Sardi, raporton Ekonomia Online. Takimi ka qenë është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Ambasadori Sardi e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe theksoi që Kuvendi Zgjedhor ishte një takim i rëndësishëm në udhëtimin demokratik të LDK-së dhe vendit.

Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme në të cilat LDK parapëlqen që të gjitha partitë të shkojnë të vetme.

“LDK do të përcjellë veprimet e partive tjera dhe do të ndërmerr veprime në përputhe me rrethanat politike. LDK nuk ka shumë disponim për koalicione parazgjedhore, por mbi të gjitha po punojmë të fitojmë zgjedhjet në mënyrë që partitë që sot janë në opozitë të formojnë Qeverinë e re të Kosovës me një shumicë të qëndrueshme që u bën ballë temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet vendi”.

“Në Qeverinë e re LDK do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, përkrahjen e sektorit privat, avancimin e arsimit dhe shëndetësisë, sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e korrupsionit si dhe integrimet euroatlantike me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës”.

Ditë më parë Mustafa ka takuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Në takimin me ambasadorin Kosnett, sipas një komunikate të lëshuar nga kjo parti, është diskutuar për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.

Të ngjashme