Mustafa: Buxheti 2 miliardë euro, kjo është historike

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 11:07 | Nga

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se sivjet në Kosovë do të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind.

Sipas tij, kjo është rezultat i punës së mirë të Qeverisë.

“Ne për herë të parë në histori, pra kjo Qeveri do ta bëjë buxhetin shtetëror 2 miliardë euro”, ka deklaruar Mustafa, transmeton Klan Kosova.

Kreu i Qeverisë i bëri komentet në konferencën “Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” që është organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në konferencë po marrin pjesë, ministra, deputete të LDK-së dhe 120 anëtare të strukturave të Forumit të Gruas të kësaj partie nga të gjitha degët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme