Mustafa në 25-vjetorin e vdekjes së Ahmet Krasniqit: Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Isa Mustafa e ka kujtuar kolonel Ahmeti Krasniqin në 25-vjetorin e vdekjes.

Mustafa ka thënë se ai shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq.

Tutje, Mustafa pohoi se është i nderuar që ka punuar me Krasniqin.

“Më 21 shtator 1998, para 25 viteve, u ekzekutua në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqi, anëtar i Qeverisë ( në ekzil) dhe Ministër i  Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.  Kolonel Ahmet Krasniqi shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq, ishte i afërt me çdonjërin; njeri i luftës dhe i edukatës. Afirmonte përcaktimin kushtetues të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe angazhohej për unifikim të faktorit luftarak.  Për çdo veprim që e bënte, do të thoshte “Çfarë do të thotë Presidenti Rugova, sepse ai është Komandanti im Suprem, Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.  Edhe pse e di që është e pamundur, për shkak të kushteve dhe situatës në të cilën po veprojmë, unë do doja ta marr çdo urdhër nga ai”. Pata nderin që për një periudhë të rëndësishme, si anëtar i Qeverisë në ekzil të punoj me Kolonel Ahmet Krasniqi. Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës. IM”, tha ai.

Të ngjashme