Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, është përcjellë nga familjarë e miq, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, para nisjes për në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Ish-komandat Remi i është përgjigjur ftesës së Gjykatës Special. Si tha para gazetarëve se është në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.
“Jam duke iu përgjigjur thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dik Martyt. Unë po shkoj në cilësinë e të intervistuarit. Normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Kam avokat vendor. Po shkoj t’i përgjigjem drejtësisë. Normalisht që ne jemi të pafajshëm”, u shpreh Mustafa para se të nisej, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se ftesat e ardhura nga Haga janë ftesa normale derisa ka treguar se janë takuar edhe me kryeministrin Haradinaj para nisjes.
“Janë ftesa normale, duhet të mbyllet një prezantim. Kryeministri i ka takuar të gjithë”, u shpreh Mustafa.
I pyetur se a është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi ai tha se kanë qenë në kontakt me të gjithë.