Mustafa pret në takim veprimtarët e Degës së LDK-së në Gjermani, në krye me Osman Ferizin

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim Kryetarin e Degës së LDK-së në Gjermani me disa veprimtarë të kësaj dege.

Mustafa vlerësoj lartë kontributin e bashkëatdhetarëve tanë në proceset që ka kaluar Kosova, qysh nga koha e vështirë e luftës, si dhe rolin dhe meritat e veçanta të mërgatës sonë në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Poashtu ai falënderoi aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së, për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga strukturat e LDK-së.

Mustafa i falënderoj për ndihmën e dhënë Kosovës dhe popullit të saj në momentet më kritike, si dhe i inkurajoi ata që të mos e shkëpusin lidhjen e tyre me vendin e lindjes, duke ua bartur edhe brezave, fëmijëve të tyre dashurinë dhe përkushtimin për Kosovën dhe LDK-në.

Të ngjashme