Mustafa: Serbia i ka borxhe Kosovës më shumë se 20 miliardë €

Prishtinë | 02 Jan 2017 | 14:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çdo pretendim i Serbisë ndaj pronësisë së ndërmarrjes “Trepça” ka marrë fund me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën. Por, lidhja e Begradit me “Trepçën” është kompensimi i dëmeve të shkaktuara ndaj saj. Vetëm paga të punëtorëve të kësaj ndërmarrje kapin shumën prej 1.2 miliardë euro. Ndërkaq në total Serbia i ka borxhe Kosovës më shumë se 20 miliardë euro.

Kështu thotë për Ekonomia Online, Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

“Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janë prezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës”, ka thënë Mustafa.

“Ajo fakturë po i faturohet gabimisht Qeverisë së Kosovës, ose ‘Trepçës’, ajo faturë duhet t’i faturohet Serbisë, për arsye se regjimi i tyre i ka hedhur punëtort jashtë pune në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme dhe duhet t’i kompensojë ato paga”, thotë ai.

Mustafa ka treguar se në “Trepçë” ka filluar studimi i fizibilitetit dhe beson që në muajin shkurt të këtij viti do të jetë i gatshëm dhe se mbi bazë të tij do të ndërtohet Strategjia për zhvillimin e ardhshëm të “Trepçës”.

Sa i përket vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit e cila vendosi në favor të kompanisë “Z Mobile”, me çka Telekomi i Kosovës do të duhej të paguaj 26 milionë euro ndaj kësaj kompanie, Mustafa ka thënë se ky është një zhvillim shumë i keq, ku duhet të tejkalohet aktivizimi i kësj kontrate dhe këtij dëmshpërblimi përmes rrugëve ligjore.

Ndërkaq duke folur për dështimin e privatizimit të Brezovicës, Mustafa ka thënë se Minitria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet Agjencisë të Promovimit të Investimeve është duke munduar të gjej investitorë të rinj dhe të kanalizohet përmes Ligjit për Investime Strategjike.

Mustafa ka folur edhe për zhvillimin ekonomik gjatë vitit që lampas, duke thënë se kanë pasur disa ecuri pozitive, të cilat nganjëher neglizhohen dhe harrohen.

“Së pari kemi stabilizuar rritjen ekonomike me mbi 4 për qind, që është një lajm i mirë. E dyta, kemi një Pako të mirë Fiskale, të volitshme për investitorët. E treta, e kemi stabilizuar dhe konsoliduar buxhetin i cili ka mbërri një vëllim të caktuar dhe kemi diversifikuar protoflion e burimeve financiare për të investuar investimet publike apo kapitale me interes publik”, ka thënë ai.

Megjithatë faktori kryesor kufizues, sipas tij, është situata politike jostabile, lufta primitive politike që konsumon shumë energji dhe gjyqësori joefikas. Forcat politike, sipas tij, duhet ta evitojnë antagonizmin e tepruar të luftës për pushtet, por të përqendorohen në alternativa, programe dhe kritika konstruktive.

Sa i përket shkallës së lartë të papunësisë në vend, Mustafa ka thënë se derisa nuk kalohet rritja ekonomike mbi 5-6 për qind, nuk do të bëhet një kthesë radikale në zvogëlimin e papunësisë. Rritja ekonomike prej 5 apo 6 për qind, sipas tij nuk mund të arrihet para vitit 2018.

“Sa i përket politikave ekonomike po krijohet një mjedis i mirë për invetsime. Por për t’u kompletuar kjo, duhet të përmiresohet situata politike, të evitohet dhuna si mjet politik dhe të përmirësohet puna e gjyqësorit dhe mbrojtjes së kontratave dhe sigurië biznesore në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

INTERVISTA E PLOTË:

mustafa

OE: Z. Mustafa ndërmarrja “Trepça” që nga paslufta ka përjetuar një fat të “hidhur”, ndërkaq sivjet është miratuar Ligji për Trepçën. Çka pas këtij ligji, a e zgjidh problemin e kësaj ndërmarrje?

Mustafa: Ligji ka krijuar një situatë të re dhe ka krijuar të gjitha parakushtet që të largohemi, siç thatë edhe ju, prej një statuskuoje shumë të dhimbshme për “Trepçën” gjatë të cilës ka pësuar një degradim në të gjitha aspektet. Ligji tash e ndërpret atë, tërheq nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe krijon kushtet që të krijohet një korporate modern, një shoqëri aksionare oderne, e cila i ka të gjitha mundësitë që të tërheq investimet investimet e nevojshme dhe që të nxitë zhvillimin e saj, jo vetëm në fushën e minierave, nxjerrjen e mineraleve, pasurimit të saj në flotacion, por edhe aktivizimin e shkrijëtoreve, ku pasuria e mieralet bëhet 99.99 për qind, por gjithashtu edhe mbi bazë e këtyre metaleve të “Trepçës“ të ndërtohet një industri përpunuese, e cila do të ishte vetëm në ato kushte për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për gjenerimin e vendeve të punës. Pra, synimi me “Trepçën” është në këtë drejtim që të rikthej përpunimet, të krijojë produkte dhe shërbime me vlerë të lartë shtuese dhe për këtë po bëhet edhe studimi i fizibilitetit. Tash në bazë të ligjit duhet të krijohen strukturat e korporatës, bordi menaxhues, bordi mbikëqyrës, në bazë të studimit të fizibiliteti do të shihet drejtimi i zhvillimit të “Trepçës” në aspektin teknologjik, në aspektin e tregut dhe në aspektin e financave.

EO: Studimi i fizibilitetit a ka filluar, si po shkon procesi?

Mustafa: Po, studimi i fizibilitetit ka filluar në nëntor dhe besoj që në shkurt do të jetë i gatshëm dhe mbi bazë të tij do të ndërtohet Strategjia për zhvillimin e ardhshëm të “Trepçës”, sepse ka shumë zhvillime në teknologji të reja të përpunimit të metaleve edhe të krijimit me vleër të lartë shtuese, sidomos në shfrytëzimin e metaee të rralla dhe të çmueshme, të cilat deri tani janë ato mbeturinat për rreth “Trepçës”. Pra, se sa do të zhvillohet kjo, sa do të kemi sukses, në të rësi varet nga fakti se sa do të krijohet një strukturë eficiente menaxheriale efektive. Kjo tash është çështja më me rëndësi dhe besoj që Qeveria dh epunëtorët që janë aksionarë të “Trepçës” do të kenë kujdesin maksimal në këto pozita që të bien njerëz që kanë kompetenca profesionale, një integritet etik dhe moral, në mënyrë që rruga e zhvillimit të “Trepçës” të jetë sa më e suksesshme.

EO: Në studimin e fizibilitetit a janë të përfshirë njerës profesionistë të kësaj fushe?

Mustafa:  Studimi i fizibilitetit bëhet nga një prej kompanive më të njohura të konsulencës botërore, nga kompania “Ersten Yang” dhe ata kanë angazhuar edhe ekspert të tjerë, kështu që aty e kemi një nivel profesional të domosdoshëm dhe presim që studimi i fizibilitetit të tregoj se cilat nga pjesët e “Trepçës” kanë mbetur jashtë shoqërisë aksionare, sepse fillimisht në shoqëri aksionare vetëm këto tri njësi biznesore, d.m.th njësotë biznesore që janë rreth Leposaviqit – minierat dhe flotacionet, njësitë biznesore që janë rreth Stantërgut – minierat dhe flotacionet dhe njësitë biznesorë të Artanës  dhe Kishnicës me flotacion. Por, patjetër që pas ligjit brenda “Trepçës” duhet të jenë shkrijëtoret dhe industria kimike. A do të shfrytëzohen shkrijëtoret e tashme, apo do të ndërtohen shkrijëtoret e reja do të na tregojë studimi i fizibilitetit. Ku do të ndërtohet lokacioni, sa është investimi, sa është kthimi, do të thotë mbi bazën e interesit ekonomik do të bhet e mundur që “Trepça” të rrumbullakësojë strukturën e vet, sepse tash “Trepcça” eksporton mineral të papërpunuar që ka vetëm 13 për qind metal. Me shkrijëtore do të eksportojmë metalin e përpunuar deri në 99 për qind, por synimi më tutje është që prej këtyre metaleve të ndërtohen produkte dhe shërbime që përdoren në industritë moderne të teknologjisë së informacionit që janë shumë të shtrenjta dh emund të rriten përfitime të mëdha për publikun dhe për aksionarë tjerë dhe të jenë atraktive për investitorët vendorë dhe të jashtëm.

EO: A do të ketë rritje të numrit të punësuarëve në “Trepçë”?

Mustafa: Unë besoj që do t ëketë rritje të numrit të punësarëve vetëm në investimet e mëtutjeshme, sepse momentalisht edhe në miniera dhe në flotacion ka një numër të punësuarëve, ndoshat ka tepër të punësuar. Por në ndërlidhje të metarlugjisë së “Trepçës” dhe në përpunimet e pastajme do të rirtet numri i të punësuarëve shumë më tepër.

EO:  Me Ligjin për Trepçën përcaktohen edhe investimet, si do të bëhen investimet?

Mustafa: Më tepër përcaktohen format e investimeve. Tash qeveria është aksionare, por i ka hapur mundësitë që të krijojë partneritet publiko privat, ligji i krijon mundësitë. Qeveria në qoftë se ka llogari mund të investojë vet, por në qoftë se ka llogari më shumë që buxhertin që e ka ta qojë në shëndetësi, arsim apo fusha tjera, atëherë për investimet në “Trepçë” do të sjellë investitorin privat vendor apo t ëjashtëm, por gjithmnë duke i ruajur ato interesat kyçe pubike breda “Trepçës” si një aset i rëndësishëm kombëtar.

EO: Z. Mustafa siç jeni në dijeni Beogradi po e kundershton fuqishëm miratimin e Ligjit për “Trepçën”, për cka ka marrë një vendim për shfuqizim, duke thënë se nuk e njeh vendimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës. A ka rrezik që kjo cështje të përfudojë si temë e bisedimeve në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe?

Mustafa: Çështja e “Trepçës” ka marrë fund me Ligjin për Trepçën. Ka marrë fund edhe me parë. Ajo që ka lidhje Begradi me “Trepçën” ëshë që t’i kompensojë dëmet e mëdha që i ka bë në “Trepçë” kur te zhvillohen bisedimet si shteti me shtet për pastrimin e llogarive ekonomike. D.m.th Serbia nuk ka asnjë mënyrë që të interferohet në aspektet pronësore të “Trepçës”. Por, Serbia ka bërë shumë dëme në “Trepçë” qysh janë pagat e humbura për dhjetë vite të pjesës më të madhe të punëtorëve shqiptarë që i ka përjashtuar nga puna për shkak të përkatësisë kombëtare dhe ato janë konstatuar nga organizata ndërkombëtare të punës. Ajo mund të përballet me këto bisedime për kompensim, sepse borxhet e llogaritura në “Trepçë” janë 1.2 miliardë euro kërkesa të punëtorëve që i kanë humbur pagat për dhjetë vjetë, në kohën kur ka qeverisë Millosheviqi. Ajo fakturë po i faturohet gabimisht qeverisë së Kosovës, ose “Trepçës”, ajo faturë duhet t’i faturohet Serbisë, për arsye se regjimi i tyre i ka hedhur jashtë punë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme dhe duhet t’i kompensojë ato paga. Por, kurrsesi nuk do të bisedohet për  statusin e “Trepçës”, për pronësinë e saj, për çështhe të zhvillimit të “Trepçës”. Ato çështje janë jashtë çdo diskutimi dhe Serbia vetëm luan bllof dhe tenton që të krijojë një alibi, qoftë për çështje të jashtme, qoftë për çështje të brendshme. Por, mendoj që edhe Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës janë shumë të qartë që çështja e “Trepçës” nuk do të bisedohet në Bruksel, prona e Kosovës nuk bisedohet në Bruksel, dhe të gjitha aspiratat dhe prtendimet e Serbisë janë false dhe të pabazuara.

EO: Përveç dëmeve në paga, a ka shkaktuar edhe dëme tjera?

Mustafa: Ka sigurisht. Ka edhe dëme që ka shkaktuar dezinvestimi, gjatë dhjetë vjetëve kur e ka qeverisë Serbia kapacitetet e “Trepçës” janë shuar 10-20 për qind, plus nuk i ka paguar borxhet që është dashur t’i paguaj. E ka menaxhuar “Trepçën” por borxhet e jashtme si ka kthyer, kanë mbetur borxhe të pakthyera. Të gjitha ato iu kanë llogaritur edhe dëmet në “Trepçë” dhe dëmet që i ka bërë gjetiu gjatë qeverisjes për dhjetë vjet, në dekadën e 90-të, dëmet ekonomike që i ka bërë Millosheviqi përfshijnë shumën prej 20 miliardë euro dhe ato dëme iu kanë prezantuar në bisedime për statusin e Kosovës në Vjenë. Pas Planit të Ahtisarit është dashur që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të pastrojnë dëmet ekonomike, por natyrisht Serbia nuk e ka pranuar Planin e Ahtisarit dhe nuk ka pranuar të ulen dhe të bisedojë për spatrimin e llogarive ekonomike të dy shteteve, jo të ndërmarrjeve, sepse shtet nuk mund të flasin për ndërmarrje. Ndërmarrjet i kanë rrugët gjyqësore me i zgjedh problemet. Por, pasi që Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janëprezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës.

EO: Do të thotë janë mbi 20 miliardë janë dëme që Serbia i ka shkaktuar ndaj “Trepçës”?

Mustafa: Ndaj Kosovës në përgjithësi, ku natyrisht bënë pjesë edhe “Trepça”.

EO: A do të futet në tërësi në menaxhim “Trepça” që është në pjesën veriore të Mitrovicës?

Mustafa: Patjetër. Është një strukturë, është një “Trepçë” dhe mua më pengon shumë kur përmendet “Trepça” veriore dhe “Trepça” jugore. Nuk ka “Trepçë” veriore dhe jugore, ëstë vetëm një. Ka miniera të “Trepçës” në rrethinën e Leposaviqit. Prandaj duhet ta heqim këtë nga fjalori dhe mua po me pengon që po përdoret “Trepça” veriore dhe jugore, nuk ka asnjë dokument që janë të regjistruara dy “Trepça”. Kemi një “Trepçë” dhe ligji e konsideron një dhe ka njësinë biznesore në rrethinën e Leposaviqit, ka njësinë biznesore në Stantërg dhe në Aratnë dhe Kishnicë. Ne duhet ta heqim nga vokabolari, sepse po i legjitimojmë këto pretendime të fragmentimit të “Trepçës” dhe me formulime që i kemi të pakujdesshme.

EO: z. Mustafa flasim pak përv vendimin e Arbitrazhit e cila vendosi në favor të kompanisë “Z Mobile”, me çka telekomi i Kosovës do të duhej të paguaj 26 milionë euro ndaj kësaj kompanie? A ka qenë kjo kontratë fillimisht e gabuar?

Mustafa: Unë nuk e kam parë këtë kontratë, por prej asaj që është diskutuar mendoj që ky është një zhvillim shumë i keq dhe duhet të tejkalohet aktivizimi i kësj kontrate dhe këtij dëmshpërblimi dhe duhet t’i gjendet zgjidhja në aspektin ligjor, si në aspektin e kontratës, në aspektin e zbatimit të kontratës. Por këtu kemi edhe një përgjegjësi sociale të një korporate, e cila nuk duhet të përfitojë në dëm të interesit publik. Çdo korporatë që tenton të fitojë në forma të ndryshme në dëm të interesit publik nuk e ka perspektivën e mirë. Secila korporatë duhet të mendoj mirë që strategjinë e zhvillimit të vet ta bëjë në funskion të zhvilliimit të shoqërisë pa e lënduar interesin publik. Në këtë drejtim edhe korporata “Z Moblie” apo çdo korporatë duhet të jetë shumë kujdes se si sillet në aspektin e përgjegjësisë sociale.

EO: A do të duhej që kjo kontratë mos të kalojë në Gjykatën e Arbitrazhit?

Mustafa: Këtu duhet t’i shohin juristat të gjitha spektet edhe kontratën fillestare dhe zbatimin e saj edhe arsyeshmërinë e pretendimeve të “Z Mobile”, por siç thash më shumë duhet të shihet interesi publik dhe përgjegjësia socile e korporatës.  Këtë duhet ta sheh vet organizata. Unë i sugjeroj organizatës të mendoj për hapat e saj, duhet ta analizoj vet, por pavarësisht kësaj shërbimet jurdike të qeverisë dhe shërbimet juridike të PTK-së duhet ti shohin të gjitha mundësitë që të apelojnë këtë vendim dhe ta pamundësojnë zbatimin e këtij vendimi.

EO: Fati i njëjtë mund ta pret edhe Telekomin e Kosovës me kompaninë gjermane “Axos”…?

Mustafa: Arbitrazhi për kompaninë austriake u pa që është kontestuar. “Axosi” do të pretendojë, por besoj që nuk ka asnjë bazë që të pretendojë në aspektin e privatizimit të PTK-së, sepse “Axosi” ka dështuar që të dokumentojë aftësinë finanicare për privatizim dhe në tërësi mendoj se më vonë duhet të shihen dokumentet atje. Sa jam i informuar është e mbrojtur ajo sepse ekziston një klauzolë që qeveria mund ta ndërpret privatizimin në cfarëdo momenti. Por duhet të organizohet mirë mbrojtja dhe prezantimi i argumenteve.

EO: Z. Mustafa, flasim pak për Brezovicën e cila dështoi, farë po ndodhë me këtë proces?

Mustafa: Ka dështuar ai projekt, tash ministria nëpërmjet Agjencisë të Promovimit të Investimeve është duke munduar të gjej investitorë të rinj dhe të kanalizohet nga Ligji për Investime Strategjike. Por të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje. Projekti duhet të shihet dhe të kemi investitorë të rinj atje.

EO: Kur pritet të ndodhë kjo?

Mustafa: Me këtë çështje më aktivisht merret Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ne nuk e kemi në mënyrë operative një përcjellje për aktivitete lidhur me këtë projekt.

EO: Si e vlerësoni zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë këtij viti?

Mustafa: Mendoj se kemi pasur disa ecuri pozitive, të cilat nganjëher neglizhohen dhe harrohen. Së pari kemi stabilizuar rritjen ekonomike me mbi 4 për qind, që është një lajm i mirë. E dyta, kemi një Pako të mirë Fiskale, të volitshme për investitorët. E treta, e kemi stabilizuar dhe konsoliduar buxhetin i cili ka mbërri një vëllim të caktuar dhe kemi diversifikuar protoflion e burimeve financiare për të investuar investimet publike apo kapitale me interes publik. Këto janë çështje të rëndësishme dhe mendoj se këto masa janë të dobishme për investiorët, do të mund të pritet rritja e investimeve edhe mbi bazë të Pakos Fiskale dhe mbi bazë të Ligjit për Investime Strategjike. Megjithatë faktori kryesor kufizues është situata politike jostabile, lufta primitive politike që konsumon shumë energji dhe forcimi i gjyqësorit për zbatim të kontratave, për luftim të korrupsionit, për zbatimin e ligjit. Mendoj se përqendrimi i forcave politike është që ta evitojnë luftën primitive politike për pushtet, të përqendrohen në luftën për alternativa, programe dhe kritika konstruktive në monitorim të qeverisë në aspektin e performancës së saj në shumë pika. Por të evitojnë antagonizmin e tepruar të luftës për pushtet. Dhe e dyta, duhet të përqendrohet Qeveria dhe Kuvendi që të krijojnë kushte që gjyqësori të jep rezultate më të mëdh në luftën kundër korrupsionit, të zvogëlojë numrin e lendëve të kontesteve biznesore dhe të krijojë një situatë ku investitorët dhe bizneset të ndjehen të sigurt sa i përket kontratave dhe mbrojtjes së interesve të tyre ekonomike.

EO: Kosova shënon një shkallë të partë të papunësisë, çfarë duhet të bëjmë që të ndryshijnë shifrat?

Mustafa: Shikoni, derisa nuk kalojmë një rritje ekonomike mbi 5-6 për qind ne nuk do të bëjmë një kthesë radikale në zvogëlimin e papunësisë. Natyrisht që këto të dhënat statistikore  kanë treguar një tendencë të zvogëlimit të numrit të papunësisë. Megjithatë këto duhet të shihen edhe në aspektin e emigrimit të fundit. Ne nuk kemi statistika lidhur me punësimin se sa njerëz hyjnë në punë, kemi statistika sa është shkalla e papunësisë, por duhet të shohim se sa vende të reja punë hapen, të përmirësohen statistikat. Por, ajo që duhet janë investimet. Ne duhet t’i rrisim investimet, me këtë buxhet, me parashikimet që i kemi sivjet investimet mund të mbërrijnë diku 30 për qind të GDP-së, dhe kjo është për herë të parë. Sa i përket politikave ekonomike po krijohet një mjedis i mirë për invetsime. Por për t’u kompletuar kjo, duhet të përmiresohet situata politike, të evitohet dhuna si mjet politik dhe të përmirësohet puna e gjyqësorit dhe mbrojtjes së kontratave dhe sigurië biznesore në Kosovë.

EO: Situata politike që e karaterizoj vitin që shkoi ka ndikuar negatvisht në zhvillimin ekonmik?

Mustafa: Patjetër që ka ndikuar. Ka pasur një ndikim në investime, rritjen ekonomike e kemi pasur relativisht të volitshme, por në qoftëse sivjet kemi investime atëherë do të presim që rritja ekonomike t’i afrohet asaj që kemi synuar. Por, ne jemi duke prodhuar shumë energji negative në shoqëri dhe ajo ndikon te optimizmi ekonomik, te bizneset dhe te familjet. Optimizmi ekonomik dhe pritjet e bizneseve dhe famijeve janë një faktor shumë i rëndësihëm në teorinë ekonomike sa i përket rritjes ekonomike. Në qoftë se prodhohet një energji e tepruar dhe rrënuese negative, atëherë ajo ndikon në rritjen ekonomike.

EO: Rritja ekonomike prej 5-6 për qind nuk mund të arrihet së paku edhe tri-katër vjet?

Mustafa: Ndoshta mund të arrihet prej vitit 2018 e andej. Edhe vitin e ardhsëm në qoftë se fillohet me ndonjë investim të rëndësihëm mund të arrijmë 5 për qind. Por ne duhet të kthejmë trendin, të hapet perspektiva, të luftohet korrupsioni, të jemi më efikas, t’i aktivizojmë ligjet e të punojmë më shumë, por jo të prodhijmë energji negative.

EO: Buxheti i vitit 2017 po konsiderohet për ndërtimin e rrugëve, a premton zhvillim ekonomik?

Mustafa: Mendoj se po krijohet një shabllon i kritikave. Nuk është buxheti i ndërtimit të rrugëve, ka shumë masa breda që ka shumë projekte, është buxhet edhe i hekurudhës, i sistemit të ujistjes, i trajtimit të mbeturinave, i mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shume sektorëve tjerë. Natyrisht që ende mbesin disa rrugë për t’u ndërtuar. Ndoshta kemi pasur një s’forcim të tepruar të rrugëve. Konkretisht ndoshta njëher ka mjaftuar të kryhet autostrada deri në Ferizaj dhe kjo të lidhet me gjilan dhe ne të pushojmë një kohë me autostrada. Ndoshta e kemi pak të s’forcuar këtë, por mos të harrojmë se infrastruktura edhe e rrugëve dhe hekurudhave dhe enegjisë është kusht për investime. Mandej vjen edukimi e shumë çështje, të gjitha këto ndërlidhen në mes veti. Ajo që është pozitive e ka zgjeruar portfolion e burimeve të financimit, e jo vetëm me burime të buxhetit. Mbrapa kanë mbetur investmet në shëndetësi dhe arsim të cilat duhen të korrigjohen dhe me buxhetet e ardhshme të bëhet një kthesë më serioze në këto dy fusha.

EO: Ditë më parë keni promovuar librin “Kapërcimi i Vetmisë”, ky libër a flet për jetën e juaj?

Mustafa: Ky libër flet për sfidat që i ka përballuar gjenerata ime në aspektin politik, ekonomik dhe social. Është një rrëfim i cili përfhsin situata të vështira në ndërtimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës edhe në kohën e ashtuquajtur “Renesanca” apo Autonomi në vitet e 70-ta deri në gjysmën e viteve të 80-ta dhe në ballafaqimet e rënda me politiken serbe, të cilat fatkeqësisht po vazhdojnë ende, por edhe në problemet e zhvillimit që i kemi pasur. Kjo është e qëllim që të rinjt ta kuptojnë atë periudhë që e njohin fare pak, ose ajo periudhë trajtohet bardh e zi. Besoj që ështe e dobishme që të rinjtë të njihen me situatën cfarë e kemi pasur atëherë, por është e dobishme edhe për historianët që në bazë të asaj cfarë kam shkruar të kërkojnë dokumentet, sepse ekzistojnë, që të shkruajnë një histori reale për atë periudhë që përfshinë një periudhë gati 50-vjeçare.

muhamet-mustafa1

Të ngjashme