Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ishte i gatshëm të flasë për zhvillim ekonomik që i ka mundësuar vendit qeveria me të cilën ai ka udhëhequr, por jo edhe për akuzat e partnerit të koalicionit, gjegjësisht lideri të PDK-së, Kadri Veseli.
I pyetur se si i komenton deklaratat e Veselit se Mustafa nuk ka qenë i gatshëm për të marrë vendime të mëdha, ky i fundit nuk i ka komentuar deklaratat e të parit të PDK-së.
“Unë dëshiroj ta respektoj vendin ku jam këtu dhe të merrem me çështjen për të cilën kam ardhur sot unë në rend të parë vlerësoj iniciativën, dinamikën e bizneseve tona edhe atë dhe ata çfarë ata bëjnë çështjet politike e kapërcejnë këtë organizim të cilin jemi sot”, ka thënë ai.
Këto komente ai i bëri në hapjen e fabrikës së mobileve në Shirokë të Suharekës. Kryeministri Mustafa ka thënë se e vlerëson aktivizimin e bizneseve duke shtuar se vetëm kështu mund të sigurohet zhvillimi ekonomik.
“Unë e vlerësoj shumë aktivizimin e bizneseve tona sepse vetëm në këtë mënyrë duke përkrah sektorin privat mund të sigurojmë zhvillim ekonomik natyrisht se ky zhvillim te ne bazohet në ndërmarrje të vogla dhe të mesme ashtu siç në mënyrë graduale po zhvillohet edhe ky biznes nga 150 në 250 punëtorë që i kapërcen suazat e këtyre bizneseve të vogla dhe të mesme një biznesi që ka depërtua në tregun evropian veçmas në Zvicër ku standardet janë të larta veçmas kërkesës për cilësinë e produkteve dhe një ambient i cili është siguruar nga komuna”, ka thënë ai.
Kurse, drejtori i fabrikës Naser Gashi, ka falënderuar të gjithë ata që ishin përkrahës në hapjen e kësaj fabrike.
“Ne i jemi mirënjohës kryetarit tonë Sali Asallanj, Qeverisë së Republikës së Kosovës që është në përkrahje tonë gjithë kohën dhe na ndihmon kemi një numë të konsiderueshëm të punëtorëve që i bjen përmes qendrës së punësimit te na me kontrata një vjeçare, ne jemi shumë mirënjohës edhe më e mira është se ne jemi në vendin tonë, punojmë në vendin tonë dhe aktivizohemi për vendin tonë “, ka thënë ai