Mustafa takoi homologët e tij nga Kroacia dhe Sllovenia

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të konferencës ministrore“Procesi i Brdos”, që u mbajt në Shkup, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, z. Davor Bozinovic si dhe me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Bostjan Poklukar.

Sipas njoftimit, në takim ndërmjet Mustafës dhe homologut të tij kroat, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, marrëveshjet e bashkëpunimit me policinë, dhe fushën e forenzikës.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Kroacisëpër njohjen e patentëshoferëve.

Ndërsa, në takim me ministrin e brendshëm të Sllovenisë, Bostjan Poklukar, u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin policor në mes të të dyja vendeve.

Në të dy takimet ministri Mustafa mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme