MZhE ndan 300,000 euro për ndërtimin e objektit administrativ të ujësjellësit dhe Kompanisë për Mbeturina në Skenderaj

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka qëndruar sot në një vizitë punë tek Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari, me të cilin diskutuan për projektet që Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke realizuar dhe planifikon të realizoj në këtë komunë.

Lluka, bëri të ditur se këtë vit ka alokuar rreth 300,000 euro për ndërtimin e objektit administrativ të ujësjellësit si dhe Kompanisë për Pastrimin e Mbeturinave të cilat do të vendosen në një tokë publike së bashku me Zjarrfikësit e Komunës. 

Kreu i MZHE-së, gjithashtu theksoj se, dy shkolla të kësaj komune do të bëhen së shpejti efiçiente në aspektin energjetik.

Po ashtu, është shqyrtuar mundësia për zhvillimin e burimeve ujore përmes digës dhe rezervuarit, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri afatgjate për furnizim me ujë të pijes dhe ujitjes.

Të ngjashme