​Fillon asfaltimi i shtresës së parë në rrugën Prishtinë-Podujevë

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës njofton se kanë rifilluan punimet me një intensitet të lartë si dhe asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në llotin 4, në fshatin Penuh, të komunës së Podujevës.

Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambinetit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Gjatësia e këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, 2840 metra në të dy korsitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme