​FSK-ja dekoron Ekipin Ushtarak Mjekësor italian që po ndihmojnë Kosovën në luftën me COVID-19

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama dekoroi Ekipin Ushtarak Mjekësor të Italisë që po ndihmon Kosovën kundër koronavirusit dhe oficerin ndërlidhës me FSK-në, Kol Stella.

Ky dekorim erdhi në prag të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura të Italisë, kështu ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

“Në prag të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura të Italisë, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dekoroi Ekipin Ushtarak Mjekësor të #Italisë që po ndihmon #Kosovën kundër coronavirusit, si dhe Oficerin tonë të Ndërlidhjes më FSK-në Kol. Stella”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Në fund ai shkruan se “Jam krenar për bashkëpunimin tonë dhe për punën e jashtëzakonshme të këtyre oficerëve”.

Të ngjashme