10 nxënës shpërblehen për esetë me temën “Pse e dua Amerikën”

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 11:56 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ndarë mirënjohje dhe ka shpërblyer dhjetë nxënësit për esetë më të mira  me temën “Pse e dua Amerikën”, në nivel vendi.

Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se qëllimi i këtij aktivitet është që miqësia që kanë kosovarët me ShBA-në ta ruhet dhe avancohet.

“Gjeneratat e vjetra e dinë kontributin e Amerikës, mirëpo gjeneratat e reja nuk e dinë këtë marrëdhënie miqësie të të dyja vendeve. Ne kemi dashur të nxitet elementi krijues dhe fëmijët të tregojnë dashurinë që e kanë për Amerikën”, ka thënë Rexhepi, raporton Ekonomia Online.

Fituesi i vendit të parë, Breror Rexha, tha se ndihet i lumtur dhe i nderuar që u shpall fitues i kësaj gare. “Shpresoj se do të vazhdojnë ta mbajnë këtë edhe në të ardhmen, sepse kjo na ndihmon shumë rininë e Kosovës”  ka thënë ai.

Vendi i dytë i ka takuar Elona Zeqirit nga gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan, ndërsa vendi i tretë Lekë Ramës nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme