16 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy nga ta në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 16 pacientë me COVID-19, prej të cilëve dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

“Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 2 Infermiere dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike”, thuhet në njoftim e këtij spitali.

“22 ka qenë numri i lindjeve gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 13 lindje kanë qenë normale dhe 9 me prerje cezariane. Kanë lindur 22 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 12 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë”, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërkaq 374 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 4,128 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme