2 mijë “babadimra” marrin pjesë në minimaratonën humanitare, përfitojnë 700 familje

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 15:04 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur Mini-maratona Humanitare, “Vrapo Babadimër” 2019, raporton Ekonomia Online.

Organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami nga OJQ “P5C”, njoftoi se këtë vit pjesëmarrës ishin 2 mijë babadimra, ku nga shitjet e kostumeve do të përfitojnë 700 familje në nevojë.

Islami kujtoi që gjatë datës 28-29 nëntor organizata P5C ka ndihmuar edhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri me shitjen e kostumeve babadimër.

“Ishte një emocion i veçantë. Ishin 2 mijë babadimra, s’ka qenë e pritur për neve. Nga ky organizim përveç që jemi gëzuar ne po përfitojnë edhe 700 familje në nevojë, ku do të japim buzëqeshje në ato familje kosovare. kurse me 28-29 nëntor ia kemi kushtuar shitjet për familjet të prekura nga tërmeti në Shqipëri”.

“Nga 60 familje tani po ndihmojmë 700 familje. Nga 150 pjesëmarrës tani këtë vit ishin 2 mijë pjesëmarrës. Pjesëmarrës ishin Doën Sindrom Kosova, Sos Fshatra, Handikosi dhe  Komandanti i KFOR-it”, tha ai.

Pjesëmarrëse e aktivitetit nga Austria, Elisabeth Schleicher, theksoi se kanë ardhur në këtë organizim për të ndihmuar familjet në nevojë.”Ishte e mrekullueshme, ne kemi ndihmuar organizimin për personat në nevojë. Është zakon tash e disa vite e organizatës, andaj ne jemi këtu për të përkrahur”

Pjesë e stafit organizues, Besart Bahtiri, njoftoi se 60 vende në botë organizojmë këtë aktivitet çdo vjet.

Andaj edhe Kosova është pjesë e këtij aktiviteti.

“Gjithçka ka qenë në rregull, pritshmëri kanë qenë shumë të mëdha. Shpresoj që kanë kaluar të gjithë mirë. Qëllimi ishte fillimisht me u kënaq, jemi rreth 60 shtete që bëjmë një organizim të tillë dhe me shitjen e kostumeve ndihmojmë njerëzit në nevojë”, tha ai.

Të ngjashme