200 euro për ta punësuar në kopësht – arrestohen dy mashtrueset në Prishtinë

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 10:37 | Nga

Dy gra janë arrestuar për një rast të mashtrimit në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku në rrugën “Hamdi Mramori”, janë arrestuar dy gra që dyshohen të kenë mashtruar një grua tjetër.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak se viktimës i kanë marrë 200 euro për ta punësuar në kopsht të fëmijëve. Dy të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, pasi që të njëjtat me pretekstin se do ta punësojnë në kopsht të fëmijëve viktimën femër K-Shqiptare ia kanë marrë 200 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme