22 vjet nga rënia e Bekim Berishës

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Në tri luftëra kundër Serbisë ishte kokë e organizimit ushtarak.

Me përvojën e tij në Kroaci e Bosnjë, Bekim Berisha kishte ardhur të kontribuojë në çlirimin e Kosovës.

Kështu, bashkë me shokë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë u përkushtua në stërvitjen e guerilëve të rinj, duke hapur akademinë e parë ushtarake në Açarevë të Drenicës, në prill të vitit 1998, njofton Klan Kosova.

Ish-komandanti i zonës, Sylejman Selimi, kujton se ceremonia e diplomimit të kadetëve, ishte hap historik për të gjithë, pasi edhe u krijua Divizoni “Adem Jashari”.

Selimi e kujton për strateg të pashoq Berishën, i njohur me nofkën Abeja. Sipas tij, ai menaxhonte edhe situatat kur mungonte municioni.

Të ngjashme