30% më pak linja në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë krahasuar me vitin e kaluar

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 08:18 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se është një rritje e një fluski të madh të udhëtarëve gjatë ditëve të fundit ku destinacion kryesor kanë Shqipërinë.

Sipas tij shkak kryesor është zvogëlimi i rasteve por dhe hapja e sezonës së verës tashmë.

“Është fakt që është një rritje e një fluksi të udhëtarëve gjatë ditëve të fundit, pasi që e dimë që Shqipëria është destinacioni kryesor për të gjithë neve nga Kosova, sepse kemi lidhje të forta me vendin. Normal që është një rritje sepse ky trend pozitiv i cili është duke ndodhur është edhe si shkaktarë i hapjes apo zvogëlimit edhe të rasteve të fundit nga pandemia por edhe duke u afruar sezona e verës normal që shumë nga ne dëshirojmë me i kalua pushimet në bregdet”.

“Linjat janë duke u mbajtur, dhe janë të regjistruara ka më shumë udhëtar të interesuar për në Shqipëri prandaj gjatë ditëve të verës ky trend është më i madh krahasim me vitin e kaluar. Ende nuk jemi në një situatë që jemi mësuar ta shohim stacionin si zakonisht ku të shohim organizimin e linjave sezonale nga kompani të ndryshme, por kanë filluar shumë transportues të organizojnë linja të shumta në vende të shumta turistike”, tha ai.

Si pasojë e pandemisë ka 30% linja më pak krahasim me vitin e kaluar në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

“Sa i përket periudhave të ndryshme mund të them që si pasojë e  pandemisë kemi rënie të linjave krahasim me vitin e kaluar, përgjithësi kemi rreth 30% linja më pak sepse të gjitha linjat që mbahen nga autotransportuesit janë linja të regjistruara të rregullta dhe të lëshuara sipas lejes. Edhe pse linjat janë mbajtur, prapë si shkak pandemia numri i udhëtarëve ka qenë shumë i vogël dhe për këtë arsye sektori i transportit ka qenë mjaft i goditur”.

Prekja nga pandemia, anulimi i linjave janë disa nga vështirësitë që është prekur stacioni i autobusëve, duke ndikuar kështu në mos realizimin e planeve dhe mbulimin e shpenzimeve.

“Edhe stacioni i autobusëve është prekur nga pandemia, nga anulimi i linjave, dhe ne nuk kemi funksionuar, dhe kemi pasur ndikim në të hyrat e ndërmarrjes sepse nuk kemi arritur t’i realizojmë objektivat të cilat i kemi pasur sipas biznes planit, në ndihmë kemi pasur komunën e Prishtinës me dhënien e granteve që së paku për dy muaj t’i mbulojmë shpenzimet. Ende ndërmarrja jonë ka shpenzime të larta sa i përket pagave për punëtorë sepse është një numër paksa më i madh sesa ndërmarrja që ka nevojë për punëtorë, por mirë që kemi mundësi që të ofrojmë punë për ata që kanë nevojë”, deklaroi ai.

Hoti thekson që vështirësi kanë pasur edhe nga rastet aktive me Covid-19 nga punëtorët e kësaj ndërmarrje, dhe nga krejt pandemia të hyrat kanë qenë shumë të vogla me rreth 30% më pak.

“Kemi pasur shumë punëtorë të cilët janë prekur, mund të them që mbi 40% të punëtorëve të cilët kanë qenë të prekur sepse disa prej tyre janë prekur edhe nga familjarët, dhe kemi pasur shumë vështirësi dhe ende kemi, pasi dihet që stacioni i autobusëve punon pandërprerë, vetëm që ndërmarrja të jetë funksionale”.

“Të hyrat janë shumë më të vogla sesa që i kemi planifikua, kemi të hyra rreth 30% më pak sesa që kemi planifikuar mirëpo fatmirësisht viti 2019 ka qenë i suksesshëm dhe na ka ndihmuar ta kalojmë krizën financiare”, u shpreh tutje Hoti.

Si përfundim Hoti shpreson që masat e qeverisë janë në rrugë të drejtë dhe që gradualisht në total të hapen për të rimarrë veten të gjithë sektorët e dëmtuar.

“Masat e qeverisë në mënyrë indirekte na prekin edhe neve, pra nuk jemi në një ishull të vetmuar pra të hyrat që i krijojmë i kemi nga të hyrat tona vetanake. Besoj që me masat e ndërrmara nga qeveria besoj që janë në rrugë të drejtë dhe gradualisht besoj që do jemi në gjendje të hapemi, dhe të gjithë sektorët të marrin veten sa më shpejtë”, përfundoi ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme