495 raste ilegale të nxjerrjes së gurit të fortë, rërës dhe zhavorrit, rrezikohet jeta e banorëve

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 14:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Gazetari e cila funksionon në kuadër të Organizatës ÇOHU ka prezantuar gjetjet e hulumtimit rreth dëmeve që po shkaktojnë kompanitë të cilat nxjerrin rërë dhe gurë të fortë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Hulumtuesi i këtij raporti, Besnik Boletini, tha se gjendja në terren tregon për dëme të jashtëzakonshme nga gurëthyesit.

Ai thotë se jeta e banorëve në Cirez është rrezikuar nga këta gurëthyes.

Boletini tha se kanë identifikuar 166 raste ilegale të nxjerrjes së gurit të fortë dhe 329 raste ilegale të nxjerrjes së zhavorrit.

“Hulumtimi jonë ka qenë dalja në terren ku kemi pa dëme të jashtëzakonshme nga gurëthyesit. Në këtë aspekt jemi marrë edhe me gjendjen e lumenjve. Kemi vizituar edhe gurthyesin në Çirez , ku jeta e banorëve është rrezikuar. 166 raste ilegale të nxjerrjes së gurit të fortë dhe 329 raste ilegale të nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit”, tha Boletini.

Hulumtuesja Leonida Molliqaj tha se dëme të mëdha gjatë nxjerrjes së zhavorrit ka pasë në lumin Drin.

Ajo thotë se përfitues të licencave kanë qenë kompanitë e afërta me politikën, raporton EO.

“Gjatë nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit dëmtime të shuma ka pasë në lumin Drin. Përfitues të licencave ishin kompanitë e afërta me politikën”, tha Molliqaj.

Në fund u shfaq edhe videoja e realizuar rreth këtij hulumtimi si dhe platforma online e cila pasqyron vizuelisht licencat dhe rastet ilegale të nxjerrjes së rërës, zhavorrit dhe gurit të fortë.

Video e hulumtimit:

http://preportr.cohu.org/sq/multimedia/Degradimi-i-mjedisit-nga-industria-nxjerrese-291

Të ngjashme