563 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 12:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj tha se nga të dhënat që kanë nxjerrë për zbatueshmërinë e ligjit për konflikt interesi, kanë rezultuar se ky ligj nga zyrtarët publikë nuk zbatohet.

Ndërkaq, ka paraqitur disa nga zyrtarët e lartë publikë që kanë më shumë se një pozitë.

“Nga 4000 dokumente të analizuar që janë marrë nga deklarimet, 563 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita. 63 më dy të ardhura, 10 pranojnë katër të ardhura, 19 të tjerë pranojnë pesë paga, burime nga buxheti i Kosovës.  Nga 631 zyrtarë në këshillin gjyqësor dhe prokurorial, nga 420 në këshillin gjyqësor, 38 mbajnë dy funksione, nga 203 zyrtarë të këshillit prokurorial, 53 zyrtarë mbajnë dy funksione”, u shpreh Miftaraj.

Sipas Miftarajt, gjatë deklarimit të pasurisë janë gjetur se një numër i madh i zyrtarëve qëllimisht kanë bërë maskimin e materialeve.

“IKD në shumë raste ka identifikuar se zyrtarë publikë kanë përfshirë edhe kompensimet tjera që kanë marrë në institucione publike dhe kjo është bërë për ti fshehur keqpërdorimet.  IKD gjatë analizimit të zyrës së zyrtarëve publikë ka gjetur edhe kompensime që pranojnë ato në raste të caktuar edhe nga OJQ që me ligj është rreptësisht e ndaluar. Në shumë raste kemi identifikuar ky prokurorë e gjyqtarë pranoj ë kompensime sa dyfishi i pagës bazë që e marrin. Do të kishim nr shumë të madh të zyrtarëve publike që kanë më shumë se dy pozita, kemi identifikuar edhe persona që ushtrojnë 7 pozita, po për shkak të metodologjisë sonë nuk kemi shkuar në atë formë”, tha Miftari.

Ndërsa Lana Owens OPDA, pjesë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, tha se një nga gjërat e rëndësishme që duhet pas parasysh në sistemin e drejtësisë është transparenca.

“Është transparenca , publiku nuk i beson institucionit nëse nuk është transparenca. Sistemi gjyqësor nuk është i njohur për publikun e përgjithshëm. Nëse një zyrtar gjyqësor apo prokurorial, është në konflikt dhe publiku është në dijeni të tij, i tërë besimi është i shkatërruar sepse sistemi gjyqësor nuk është i njohur për publikun. Duhet të keni zyrtarë publikë që marrin pronësi dhe u tregojnë njerëzve se ku i kanë këto konflikte”, tha Owens.

Shaip Havolli, drejtori i agjencisë kundër korrupsionit, ka dhënë numër të rasteve të tjera, ndërsa ka thënë se edhe buxheti i Kosovës është duke u keqpërdorur.

“Që nga hyrja në fuqi e ligjit, agjencia ka ofruar insistencë të vazhdueshme tek institucionet, duke i njoftuar se ligji është në fuqi dhe duhet ta zbatojnë. Ne kemi trajtuar një numër të madh të rasteve të konfliktit të interesit. Për këtë vit, 78 raste të konfliktit të interesit, 29 i janë shmang, 17 kanë rezultuar pa konflikt interesi, 2 raste janë bartë për hetim, 1 rast është dërguar në gjykatë”, tha Havolli.

Hacolli ka përmendur një nga rastet ku buxheti i Kosovës është përdorur për përfitime personale nga një zyrtar.

Ndërsa Betim Musliu nga IKD, ka thënë se për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë është bërë raport më i detajuar për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Këta supermenët që mbajnë më shumë se një pozitë të kufizohen në një pozitë”, tha Musliu.

Të ngjashme