78 raste me Covid-19 në zonat e banuara me serb në Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë janë regjistruar 78 raste të reja me koronavirus.

Shtabi i krizave në Mitrovicën e Veriut ka njoftuar sot se në këto zona aktualisht janë 886 raste aktive me koronavirus si dhe numri i të shëruarve ka arritur në 1,216.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 8,414 njerëz janë testuar, nga të cilët 2,155 njerëz janë konfirmuar të kenë koronavirusin.

Betejën me COVID-19 e humbëm 53 persona në zonat e banuara me serbë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme