88% e qytetarëve besojnë se pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është i panevojshëm

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 12:06 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar Analizën e Pulsit Publik për Pajtimin dhe Bashkëjetesën në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ky studim paraqet perceptimin e njerëzve për procesin e pajtimit ndëretnik në Kosovë, problemet, sfidat dhe mundësitë.

Rezultatet tregojnë se me gjithë tensionet, shumica e të anketuarve besojnë se pajtimi është i nevojshëm në Kosovë edhe pse ndryshojnë në të kuptuarit e tyre për pajtimin kur bëhet fjalë për faljen, kërkim faljen dhe për të harruar.

Arben Qirezi nga UNDP tha se serbët e Kosovës kanë më shumë gjasa të ndjehen të pasigurt. Sipas tij, 88% e qytetarëve besojnë se pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është i panevojshëm.

“Gjetjet tregojnë se 54% në shtatë komunat e synuara ndjehen shumë rehat. Shumica dërmuese të anketuarve, 88% besojnë se pajtimi është i panevojshëm në Kosovë. Sidoqoftë 85% e jo serbëve jo-shumicë të Kosovës dhe 79% e shqiptarëve të Kosovës të paktën pajtohen deri diku se pajtimi është i mundur në Kosovë”.

“Serbët e Kosovës kanë më shumë gjasa të ndjehen të pasigurt, 46% që të dalin në rrugë krahasuar me pakicat e tjera të Kosovë . Arsyeja pse ndjehen të pasigurt është përkatësia e tyre etnike”, tha Qirezi.

Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, tha se është me rëndësi komunikimi ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera.

“Një pikënisje e rëndomtë – kur punohet në ndërtimin e besimit dhe kohezionit social midis komuniteteve – është të shikohet se si ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Ne e kemi përdorur mu këtë koncept përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i mbështetur nga BE – i cili synon t’i thyej barrierat mes komuniteteve përmes interesave të përbashkëta.Ne jemi duke punuar me institucionet në Kosovë, OJQ dhe UNDP për koordinim. Kur shohim të gjeturat  këtu na kanë befasuar. Të rinjtë e Kosovës kanë kreativitet. Kam besim te institucionet e Kosovës”.

Sipas saj, është shumë i rëndësishëm roli i institucioneve publike të Kosovës në promovimin e pajtimit. Edhe përfshirja e komunitetit ndërkombëtar u konsiderua shumë e rëndësishme nga një pjesë e madhe.

Christina T. Davis, drejtoreshë e Zyrës për Demokraci e Qeverisje në USAID, tha se duhet të punohet për të siguruar mundësi që njerëzit nga etni të ndryshme të bëhen bashkë.

“Ne duhet të punojmë për të siguruar mundësi që njerëzit nga etni të ndryshme të bëhen bashkë për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, kurse dallimet e tyre t’i konsiderojnë përfitim dhe jo pengesë.” Shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës kanë më shumë gjasa të shohin rolin e autoriteteve në Kosovë dhe Serbi si të rëndësishëm në krahasim me komunitetet e tjera të Kosovës. Popullsia e Kosovës përfshihet nga pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare të Kosovës”.

“Në Prizren janë të përfshira grupet e pakicave etnike ku përfshihen serbët e Kosovës, bonshnjakët e Kosovës, turqit e Kosovës, romët e Kosovës, ashkalinjtë e Kosovës, goranët. “Me rritjen e ndërveprimeve të përditshme në një mjedis multi-etnik, rritet edhe niveli i të jetuarit më rehatshëm me etnitë tjera,” tha , tha ajo.

Për qëllimet e këtij studimi, janë anketuar 451 respodentë kosovarë si dhe janë mbajtur 12 grupe të fokusit të realizuara në shtatë komuna multi-etnike, përkatësisht në: Prizren, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Kamenicë, Shtërpcë, Graçanicë, dhe Istog. Anketa dhe fokus grupet janë realizuar gjatë muajve qershor-korrik të vitit të kaluar.

Të ngjashme