Ahmeti: Gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluar Covid-19, vaksinimi i domosdoshëm

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 12:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2, raporton Ekonomia Online. 

Sipas të gjeturave rreth gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluar Covid-19, kështu tha gjatë prezantimit i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se sipas hulumtimit rreth 47% e qytetarëve në komunën e Prishtinës kanë dalë pozitiv, duke shtuar se ky hulumtim ishte bërë me 1 255 qytetarë.

“Mendojmë se hulumtimet e tilla na ndikojnë edhe neve si komunë edhe MSh-në edhe Qeverinë. Ne kemi vendosur që t’i bëjmë tri hulumtime që qytetarët me një mostër që është e mjaftueshme dhe me një pyetësor a kanë kaluar Covidin, po ashtu kemi bërë një hulumtim se cila është përqindja e njerëzve që kanë kaluar Covidin. Këtë hulumtim e kemi bërë sipas rregullave dhe praktikave ndërkombëtare”.

“47% në komunën e Prishtinës kanë dal pozitiv me Covid qoftë me testin serologjik që e kemi bërë të qytetarët po ashtu me disa qytetar për shkak se e kanë pasur testin PCR, ne kemi menduara se mund të jetë më shumë se 30%, megjithatë nga ky hulumtim de se gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës e ka pas Covid-19″.

Ahmeti tha se vaksinimi është i domosdoshëm pavarësisht që kanë rënë numrat e të infektuarve, raporton EO.

Ndërsa gjatë muajit tetor dhe dhjetor, 48% e punëtorëve shëndetësorë kishin qenë të infektuar me Covid-19, derisa punëtorët komunal përqindja në përgjithësi ka qenë më e ulët.

“17% e punëtorëve shëndetësor janë pozitiv me test serologjik, pra 48% e punëtorëve me serologjik pozitiv apo PCR janë pozitiv, dhe ky hulumtim është bërë në tetor dhe dhjetor”.

Të ngjashme