Ahmeti: Masakra e Reçakut është edhe më e padrejtë 20 vjet më pas

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se masakra e Reçakut nuk duhet harruar dhe se ajo duhet të vihet para drejtësisë.
Ahmeti shkroi se kjo ngjarje është edhe më e padrejtë 20 vite më pas.

“Padrejtë, shumë padrejtë. 20 vite pas masakrës së Recakut, sivjet duket edhe më e padrejtë. Tragjedia që tronditi krejt botën ishte dëshmi se bota nuk mund të rrinte duarkryq edhe me një krim ndaj njerëzimit. Pa marrë parasysh propagandën e luftën speciale të Serbisë për t’i minimizuar krimet, nuk duhet asnjëherë të harrojmë. Reçaku dhe masakrat e tjera duhet zbardhur e përgjegjësitë duhet të vihen para drejtësisë”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme