Ahmeti takohet me Kosnett: Diskutohet për bashkëpunim

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett.

Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falenderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-së për komunën tonë përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme