Ajri i ndotur një rrezik i nënvlerësuar, Makolli: Mjedisi në fund të listës së prioriteteve të Qeverisë

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 08:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndotja e ajrit mbetet një nga problemet me të cilat po përballet Kosova, dhe sipas profesorit të Shkencave të Mjedisit, Sami Makolli, rregullimi i kësaj çështje është në fund të listës së prioriteteve të qeverisë.

Makolli, tregon për Ekonomia Online, se cilësia e ajrit në Prishtinë është e dëmshme.

“Ajri në përgjithësi në Kosovë është një rrezik i cili po nënvlerësohet. Niveli i limiteve të lejuara në Prishtinë është gjashtë herë mbi normat e lejuara gjatë dimrit dhe kjo na pret në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe bënë jetën e vështirë në qytet. Prishtina në kohën e sezonit të dimrit kur fillojnë mjegullat hynë në grupin e dhjetë  qyteteve më të ndotura në botë. Gjendja është duke u përkeqësuar çdo vit sepse ne si shoqëri kemi probleme edhe në fushën e arsimit, të shëndetësisë, ekonomisë  dhe kjo po e bënë që mjedisi të jetë në fund të listës së prioriteteve të qeverisë dhe të partive politike duke e vendosur mjedisin në këtë prioritet atëherë mund të konkludojmë që gjendja po shkon duke u rënduar për faktin se kërkesa për energji po rritet, kërkesa për vendbanime”, shtoi Makolli.

Masat e pandemisë kanë dhënë rezultatet të qëndrueshme duke u përmirësuar cilësinë e ajrit.

“Ajo është një masë e cila në fakt nuk jep rezultatet të qëndrueshme sepse në kohën e kufizimit të lëvizjeve është normale që cilësia e ajrit është përmirësuar. Kjo është vërejtur sidomos në marsin dhe prillin e vitit 2020 kur masat e lëvizjes ishin të rrepta dhe ne si qytetarë e kemi ndjekur atë freski. Mirëpo prapë me lirimin e masave gjendja është përkeqësuar”, shtoi ai.

Ai tha se sa më shumë që përthithin qytetarët ajër të papastër probabiliteti që të infektohen  prej Covid-19 është më i lartë.

“Krejt studime theksojnë se ajri kur bëhet prej grimcave të karbonit grimca të vogla të cilat nuk munden me u eliminua ato shkaktojnë gjak duke irrituar indet e mushkërive. Ne sa më shumë që përthithim ajër të papastër probabiliteti që të infektohemi prej sistemin respirator është shumë i madh dhe kjo e bënë Covidin më të përshtatshëm për ta sulmuar një person i cili ka imunitet më të vogël dhe indet e pezmatuara prej cilësisë së ajrit. Ne nuk kemi një studim bazë se sa është ky korrelacion mes Covidit dhe qytetarëve të Prishtinës dhe qyteteve të tjera po në nivel botëror është për 15% të rasteve janë shumë më të larta të vdekjeve në qytete që ka pasur ndotje”, tha Makolli.

Mes tjerash, Makolli theksoi se krejt çka duhet të bëjnë qytetarët është që të vendosin maskat që të mbrohen prej Covidit dhe ndotjes së ajrit.

“Nuk ka një masë që krijon mrekulli për cilësinë e ajrit ashtu sikur që flasim për zhvillimin e sektorëve të tjerë edh mjedisi është shumë kompleks për tu përmirësuar. Nuk ka një masë që është e shpejtë dhe përmirëson ajrin. Krejt çka duhet të bëjnë qytetarët është që të vendosin maskat që të mbrohen prej Covidit dhe ndotjes së ajrit. E pastaj se çfarë do të bëjë Qeveria këto masa mund të jenë afatshkurtra dhe afatgjata. Dhe duke u nisur prej heqjes dorë të qymyrit, mundësinë e zëvendësimit të lëndëve djegëse nëpër shtëpitë dhe oxhaqet tona dhe rregullimi i komunikacionit janë procese që marrin kohë dhe vite”, tha ai.

Makolli shtoi se cilësia e ajrit gjatë pranverës dhe verës do të sjellë përmirësime të dukshme.

Sipas tij, Kosova është vendi me cilësinë më të dobët të ajrit.

“Cilësia e ajrit gjatë pranverës dhe verës do të ketë përmirësim të ajrit. Së paku nuk do të jetë në shumëfishin e ndotjes siç po na ndodh tani në sezonin e dimrit. Marrë në përgjithësi Kosova është e ekspozume si vendi me cilësinë e ajrit të dobët për faktin që komunikacioni është aq i parregullt, numri i veturave është aq e madhe dhe termocentrale të vjetërsuara”, përfundoi ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme