“Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka kritere të xhunglës”

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 08:12 | Nga

Të pakënaqur me punën dhe kriteret e pranimit të kandidatëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një grup profesorësh duke përfshire edhe Ismajl Muratin kanë reaguar përmes një shkrese, në të cilën vlerësojnë që akademia ka humbur integritetin dhe brenda saj po lulëzon korrupsioni.

“Nuk është mllef por është një realitet që po e sundon prej shumë vitesh Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo ka humbur kuptimin e saj, është degraduar tërësisht, bashkon individ dhe grupe të interesit që jo domosdoshmërisht kanë vepra shkencore e artistike të shquara, mirëpo i shërbejnë ndonjë klani” ka thënë Murati në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Sipas tij kriteret për pranimin e kandidatëve nuk ekzistojnë dhe se në këto procese thyhen ligjet.

“Anëtar i Akademisë mund të jete personi që ka vepra të shquara, mirëpo ata që pranojnë kandidatët shkelin këto norma ligjore. Aty nuk zbatohet ligji, hyjnë njerëzit e rretheve apo qarqeve të tyre, është një vend i zymtë, ka kritere të xhunglës.

“Ky është korrupsion akademik. Ky institucion është i politizuar ndërsa shoqëria nuk është duke reaguar. Ne nuk kemi fuqi, është parlamenti i Kosovës që e financon e që do të duhej ta kontrollonte, të formoheshin komisione mbikëqyrëse të brendshme dhe të jashtme”.

“Akademia nuk mund të reformohet me këta njerëz brenda, përderisa njerëz të tillë, të partive politike janë aty nuk i ipet llogari askujt” ka thënë Murati, njofton Klan Kosova.

Ndër të tjera ai ka shprehur edhe dyshimet e tij ndaj Hivzi Islamit për çështjen e demarkacionit dhe ka vlerësuar që do të duhej të largohet neni për kufizimin e moshës.

Të ngjashme