AKI: Nga sot nuk ka alarm për ndonjë sulm në Kosovë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 10:27 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar.

Kryetari i Komisionit Haxhi Shala pas mbledhjes ka thënë se drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë në vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme ne Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha që të gjitha organizatat janë nën hetime dhe për to nuk është biseduar më gjatë.

Se a kanë qenë serioze këto kërcënime Shala tha se institucionet, kërcënimet duhet të i marrin seriozisht dhe se duhet të ketë gatishmëri.

Ai madje ka thënë se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve.

Shala tha se cak i këtyre sulmeve kanë qenë të gjitha ato figura të cilat janë përmend në media, nga presidenti kryeministri e të tjerët.

Të ngjashme