Aksion simbolik në Kosovë, thirrje për solidarizim me shembjen e Teatrit në Shqipëri

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Një aksion simbolik është paralajmëruar për orën 17:00 në Prishtinë, më shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, aksioni do të organizohet për shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

‘Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para Teatrit.’, thuhet në njoftimin për media. 

Të ngjashme