Albin Kurti takohet me kancelarin austriak, flasin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në twitter ka njoftuar se është takuar me kancelarin e ri austriak Alexander Schallenberg.

Kurti ka njoftuar se me Alexander Schallenberg kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë ta uroj kancelarin e ri austriak Alexander Schallenberg dhe të diskutojmë thellimin e raporteve shumë të mira bilaterale. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveritë tona do t’i forcojnë”, shkruan Kurti në Twitter.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme