“Alo”: Babai i Granit Xhakës, ishte dënuar me 6 vite burg në Beograd për sloganin “Kosova Republikë”

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 11:05 | Nga
Ragip Xhaka, i ati i Granitit, në vitin 1986 kaloi disa vite në burg në Beograd për thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet, shkruan gazeta serbe “Alo”.

Ragip Xhaka ishte një nga disidentët e parë shqiptarë në vitet e tetëdhjeta, dhe një nga shqiptarët e parë që kërkonin statusin e “Republikës së Kosovës”, në ish-Jugosllavi.

Në vitin 1986, në moshën 22 vjeçare u arrestua dhe për një kohë ai kaloi dëminin politik në burgun e Beogradit.

Ai u dënua me gjashtë vjet burg për parulla kundër sistemit, duke shkruar slogane: “Trepça punon, Beogradi po ndërtohet”, “Liri, Barazi, Demokraci”, “Kosova e shqiptarëve”, “Ne duam një vend të bashkuar shqiptar” “Republika e Kosovës”, “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Bashkimi me Shqipërinë”, transmeton “Gazeta Express”.

Duhet të kalonin 30 vite që babai i Granit Xhakës, t’i hakmerret Serbisës, për padrejtësitë e kryera ndaj shqiptarëve nga pushtuesi serb.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme