Ambasada Amerikane dhuron 50 ventilatorë për Kosovën

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë bërë të ditur se 50 ventilatorë do t’i dhurohen Kosovës në fundjavë.

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se 50 ventilatorë kanë mbërritur në Europë, si pjesë e një donacioni nga kjo ambasadë dhe USAID Kosova.

Ky donacion prej 50 vetilatorësh pritet të mbërrij në Kosovë në fundjavë.

Tutje në njoftim thuhet se të gjithë duhet të të luajmë një rol në mposhtjen e kësaj pandemie, duke larë duart, vendosur maskën dhe duke mbajtur distancën.

“Gjatë fundjavës, 50 ventilatorë një donacion të destinuar për #Kosovën mbërritën në Evropë pjesë e një donacioni nga Ambasada e Sh.B.A.-së dhe @USAIDKosovo për të ndihmuar në luftimin e COVID-19. Të gjithë duhet të luajmë një rol në mposhtjen e kësaj pandemie. Lani duart, vishni një maskë, mbajeni distancën #AmericaActs”, shkruan në njoftimin e Ambasadës amerikane në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme