Ambasadori amerikan bisedon me Gucatin për veteranët e UÇK-së

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett.

Në takim ata kanë biseduar për situatën e tanishme në vend dhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjatë takimit virtual me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë z.Philip S. Kosnett. Biseduam për situaten e tanishme në vend , dhe për veteranët e UÇK’së. Falenderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA’të kanë ndaj Kosovës”, ka shkruar Gucati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme