AME ndihmon me pajisje Shqipërinë pas vërshimeve

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 15:37 | Nga

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës  ka dërguar ndihmë me pajisje për vërshime në Republikën e Shqipërisë.

Dërgimi i pajisjeveështë bërë në bazë tëkërkesës që ka dërguar Drejtoriae Emergjencave Civile nga Republika e Shqipërisë në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, për dërgimin e ndihmës në pajisje për kërkim shpëtim në ujera sipërfaqësorë.

Në kuadër të ndihmës do të ju ofrohen 25 palë çizme (peshkatarësh) të gjata gome me gjoksore. Pajisjet në fjalë do tu jepen njësive të kërkim shpëtimit në ujera sipërfaqësor, në shfrytëzim të përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e MPB-së do të jetë e gatshme për dalë në ndihmë të gjitha shteteve në nevojë edhe në këtë rast dëshmohet gatishmëria e AME-së në kryerën e detyrave si brenda territorit të Republikës së Kosovës, po edhe në ndihmë shteteve të rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme