Arkivi komunal i Prishtinës shënon 50 vjetorin e themelimit, sfidë mbetet digjitalizimi i lëndëve

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arkivi komunal i Prishtinës shënoi 50 vjetorin e themelimit.

Kryetari i Arkivit komunal të Prishtinës, Abaz Makolli me rastin e kësaj ceremonie shpjegoi para nxënësve të shkollës fillore “Elena Gjika” historikun e Arkivit komunal, raporton Ekonomia Online.

Makolli tha se Arkivi komunal i Prishtinës është një prej arkivave më moderne në regjion.

Si sfidë Makolli tha se mbetet digjitalizimi i dokumenteve të arkivuara, e që kjo mungesë teknike sjellë një gjendje të pakënaqshme për ta.

“Pas një periudhe ju do e shihni Prishtinën kur i ka pasë 700 shtëpi. Ky dokumentacion ka vlerë të rëndësishme historike për studiuesit dhe hulumtuesit. Arkivi komunal i Prishtinës është një prej arkiva më moderne në regjion dhe i ka të gjitha infrastrukturat përcjellëse që duhen për një arkiv, por edhe siguria ndaj zjarrit është shumë e madhe. E vetmja teknikë tani që na mungon është digjitalizimi. Ne kemi fillu me digjitalizimin e disa lëndëve, por gjendja nuk është e kënaqshme “, tha Makolli.

Makolli tha se mos sistemimi i dokumenteve në një ndërtesë i kishte përcjellë ata deri në vitin 2009.

“Arkivi komunal i Prishtinës u themelua më 21 janar të vitit 1969 nga kuvendi komunal i Prishtinës. Ai e filloi punën me pak punëtorë. Edhe pas luftës së fundit arkivi pati shumë sfida deri në vitin 2009 ku duke iu falënderuar komunës arkivi komunal bëhet për herë të parë më ndërtesë të vetën e cila i plotëson të gjitha kushtet për punë. Janë të rregulluara klasifikuara dhe sistemuara shumë lëndë të cilat arrijnë 1700 metra gjatësi të lëndëve të arkivuara”, tha Makolli, raporton EO.

Makolli tha se ky arkiv gëzon raporte të mira bashkëpunimi me arkivat shtetërore si në Shqipëri, Maqedoni e Turqi.

“Kemi bashkëpunim me arkivat shtetërore të Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë etj. Arkivi komunal i Prishtinës vazhdon të punojë me kritere të larta ndërkombëtare”, tha Makolli.

Të ngjashme