Arrestohet një person në Shtime, kanosi bashkëshorten e tij

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Shtime, dje rreth orës 14:24 ka pranuar një informacion, se në fshatin Davidovc është një rast i kanosjes.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme