Arrestohet një person për sulm seksual në Shtërpcë

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale ePolicisë në Ferizaj, dje me datë 14.04.2022 rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një rast i sulmit seksual.

Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht,  ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve.

I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës  25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.

Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual’’.

Të ngjashme