Ballazhi viziton në Hagë ish-krerët e UÇK-së: Thaçi është i bindur në fitore

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka qëndruar në Hagë, ku dhe është takuar me ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi  në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Duke folur për të gjatë kuhës së luftës, Ballazhi tha se edhe tash ai ishte i fortë i pa lëkundur dhe i bindur në fitore nga gjykimit në Hagë.

Ballazhi gjatë kësaj vizite është takuar edhe me ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veselin dhe Nasim Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë sepse këta njerëz marrin vendime të guximshme në kohë të vështira.

I tillë është edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe pse aq i ri në moshë, vetëm në vitet e 20’ta të jetës së tij, ai bëhet figurë kyqe si në organizime të lëvizjeve studentore e gjithëpopullore, edhe në themelimin e UÇK-së dhe çlirimit, e më pas deri në shpallje të Pavarësisë dhe në krijimin e standarteve jetësore në Kosovë.

Të fortë e të palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës, e gjeta sot në vendin ku po mbahet padrejtësisht. Dhe ashtu siç ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e Kosovës gjatë luftës, të tillë e gjeta sot gjatë vizitës sime në Hagë, i cili ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës, fitore kjo që do të jetë e gjithë Kosovës dhe shqiptarëve.

Krenar me ty, President!

Të ngjashme