Bëhen homazhe për këngëtaren, kompozitoren e gazetaren Violeta Rexhepagiqi

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 10:24 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para objektit të ministrisë së Kulturës janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së këngëtares, kompozitores dhe gazetares, Violeta Rexhepagiqi, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me stafin e ministrisë ka nderuar këngëtaren Violeta Rexhepagi, për të cilën tha se do të mbetet figura e artit dhe e kulturës në Kosovë dhe me gjerë.

Dumoshi shtoi se për shkak të pandemisë nuk kanë pasur mundësi të realizojnë një ceremoni me dinjitoze.

“Ne sot si ministri në këtë kohë pandemia kujtojmë ikonën dhe grupin Vivien i cili në atë koha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mënyrën e saj. është njohur si vajzë e jashtëzakonshme me zërin e saj dhe dukjen dhe na ka dhënë mesazh vajzave dhe grave të reja që duhet t’i thyejnë te gjitha tabut dhe të depërtoj e si gra”.

“Si ministri kemi menduar se sado në metë forme ta kujtojmë veprën e saj e cila përkatësisht do të mbetet një emër për artin dhe kulturën e Kosovës dhe me gjerë. Sot kemi vendosur fotografinë e saj dhe do të dëgjojmë 39 këngët e saj. Ngushëlloj të gjithë koleget e saj dhe familjen e saj. Ne do t’i rrimë pranë qe sado pak t’i ngushëllojë në këtë kohë pandemie pasi nuk ka formë tjetër”, tha Dumoshi.

Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që në ketë mënyrë të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitoren e gazetaren Violeta Rexhepagiqi.

Violeta Rexhepagiqi për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984, raporton EO.

Gjatë asaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjidhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Evrovizionit”.

Të ngjashme