Besnik Tahiri bën thirrje për ndërprerje të grevës: Oferta e qeverisë parasheh rritjen e koeficientit

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri, Koordinator për Reforma në Qeverinë e Kosovës, tha se propozimi i qeverisë për SBAShK-un përfshinë edhe rritjen e koeficientit për mësimdhënësit.

“Propozim ka dalë pas një analize shumë e thellë nga Ministria e Financave dhe e dakorduar me Kryeministrinë dhe Komisionin Parlamentar. Nuk është minimal, as maksimal. Është për ta kthyer dinjitetin e mësimdhënësve”.

“Mirëpo ka një loje, një tendencë me i manipulua mësimdhënësit gjithandej Kosovës. Kategoria më e ulët në oferte është afër 500 euro me koeficient të rritur. Rritja e pagave është paraparë me rritje të drejtpërdrejtë te koeficienteve”.

Tahiri tha se qeveria ka bërë të pamundurën që të arrije tek kjo ofertë, përderisa theksoi se kjo është mundësia e Kosovës dhe e qeverisë.

Ai bëri thirrje për të gjithë mësimdhënësit që të ndërpresin grevën.

“I ftoj që të reflektojnë sepse po i bëjnë një dëm shumë të madh edhe nxënësve edhe mësimdhënësve”.

Ndryshe, SBAShK-u përfundimisht nuk e ka pranuar ofertën e Qeverisë, dhe greva po vazhdon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme