Chald: Vendimet e drejtësisë të jenë “fer”, të mos kthehen në rigjykim

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 11:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Libor Chald, zëvendësshef për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se vendimet e drejtësisë duhet të jenë “fer” dhe të sakta që ë mos kthehen prapë në rigjykim, raporton Ekonomia Online.

Ai ka siguruar institucionet e Kosovës se do t’i ndihmojnë në vazhdimësi sistemit të drejtësisë në Kosovë.  

“E çmoj bashkëpunimin me Institucionin e Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Është e nevojshme të përcaktojmë se ku jemi dhe çka kemi arritur që nga mbledhja e këtyre të dhënave. Vendimet e drejtësisë duhet të jenë fer dhe të sakta dhe të tilla që nuk kthehen nga prapë në rigjykime. Norma e zgjidhjes së lëndëve duhet të adresohet. Sa i përket ndihmës ndërkombëtare ne jemi ata që kemi ndihmuar në vazhdimësi sistemin e drejtësisë”, tha Chald.

Këto komente, Chald i bëri në prezantimin e raportit për vlerësimin krahasues të sistemit gjyqësor në Kosovë, për vitet 2014 – 2017, i cili doli nga projekti “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se mbledhja e të dhënave dhe statistikave për sistemin gjyqësorë të Kosovës, do të forcojë cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Qemajl Marmullakaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, tha se mbledhja e statistikave ndikon në përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe vendimet e tij

“Tash mund të fillojmë mbledhjen e të dhënave dhe statistikave për vitin 2018 dhe të shikojmë se si ka evoluar sistemi drejtësisë . Raporti rekomandon hulumtimin e mëtutjeshëm nëse janë arritur statistikat e kryerjes së rasteve. Raporti rekomandon analizimin e statistikave në mënyrë që të përmirësojmë efikasitetin e gjykatës dhe shërbimet e ofruara nga gjykata. Ne të gjithë duhet të familjarizohemi me këta indikator sepse na bëjnë të mundur krahasimin e sistemit të drejtësisë ndër vite. Ministria e drejtësisë është e përkushtuar të zbatoj rekomandimet e dhëna nga raporti”, tha ai.

Shkelzen Maliqi nga sekretariati i Këshillit Gjyqësore të Kosovës tha se të dhënat do të ndihmojnë të përmirësohet gjendja në sistemin gjyqësor

Ne si sekretariat dhe si gjykata po mësohemi që të dhënat jo ti nxjerrim si statistika por të analizohen dhe të përmirësohet efikasiteti. Ju sigurojmë që gjendja sot në drejtësi është më e mirë se sa që ka qen në vitin 2017 edhe në buxhet edhe në gjyqtarë. Të dhënat statistikore sa i përket zgjatjeve të lëndëve do të jenë ndihmesë për të përmirësuar gjendjen e tanishme. Këshilli gjyqësor dhe sekretariati do të jenë të gatshëm të bashkëpunojmë”, tha ai.

Të ngjashme