Quni: FSK-ja me profesionalizëm ka dëshmuar se mund të realizojë detyrat operacionale

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e ka quajtur historik vendimin e Kuvendit të Kosovës, që FSK-ja të dërgohet në misione paqeruajtëse, së bashku me Gardën e Iowas të ShBA-së.

Quni, në një fjalim para ushtarëve të FSK-së, me rastin e vizitës së kryeministrit Hoti, tha se pasi të marrin ftesën nga ShBA-ja do t’i bashkohen Gardës së Iowas.

“Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore duke bashkërenduar aktivitetet për të realizuar objektivin tonë”, tha Quni.

Sipas tij, ushtarët e FSK-së me profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar që janë të gatshëm të shërbejnë dhe kontribuojnë për paqen në botë.

“Ju me rezultatet e jashtëzakonshme keni dëshmuar nivel të lartë të kulturës e dijes ushtarake se dini t’i realizoni detyrat operacionale. Ju me stërvitjet e FSK-së keni bindur aleatët tanë se jeni të denjë për të realizuar punët në mënyrën më të mirë me nderin dhe guximin për t’u përballur me rreziqe”, ka thënë ai.

Ai tha se synimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.

Të ngjashme