Daci takon Limajn, kërkon mbajtjen e politikës larg nga shkenca

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 12:32 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Politika duhet të mbahet larg nga shkenca, u tha sot në takimin që patën Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi me kryetarin e Akademisë së Shkencës dhe Tekologjisë Nexhat Dacin.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Teknologjisë dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci i pyetur se a ka nevojë Akademia për rithemelim ashtu sic ka kërkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për Akademinë në Shqipëri u përgjigj se politika duhet t`i mbajë duart larg nga shkenca.

“Ne Shqiperinë e kemi Shqipëri por nuk do të marrim kurrë atë që në themel nuk e ka shkencën dhe profesionalizmin dhe jam shume i lumtur qe qeveria jone nuk donë me u përzi në institucione prandaj duart larg prej politikes nga institucionet të cilat i ka themelu dhe i financon shteti”, tha ai.

Ai tha se opinioni në Kosovë nuk ka qenë kurrë i informuar për punën e Akademisë.

“Mjerisht opinioni nuk ka qenë kurrë i informuar drejtë për punën e madhe qe ka bë kjo Akademi prej themelimit të saj. Dhe tani ka më tepër fjalë moskuptimi se nuk mund të ankohemi në media ose në popull por punën duhet ta bëjmë mirë”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se beson në rizgjedhjen e Nexhat Dacit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

“Qeveria e Kosovës është e gatshme të mbështes fuqishëm këtë institucion, në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për të kryer misionin e tij, të fuqizimit intelektual dhe shkencor të Republikës së Kosovës dhe besoi që bashkëpunimi në mes të AShAK-së dhe MAShT-it do të forcohet përmes këshillave dhe ideve për të quar përpara vendin tonë”, tha zv/kryeministri Limaj.

“Ne shprehem mbështetjen por kërkuam edhe ndihmën profesionale që nuk ka munguar nga ky institucion i rëndësishëm i vendit tonë për shtetin për qeverinë dhe unë besoj që ky bashkëpunim do të fuqizohet në mes të Akademisë dhe ministrisë. Por edhe qeveria do të mbështet Akademin për të gjitha nevojat”, tha Limaj.

 

Të ngjashme