Demolli: Forcat e Armatosura do të ndërtohen me standardet më të larta të NATO-s

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 13:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë është e domosdoshme për minimizimin e kërcënimeve si brenda ashtu edhe nga jashtë vendeve të rajonit. Andaj faktorët kryesorë të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit janë prania e trupave të huaja.

Kështu tha ministri i FSK-së, Haki Demolli në Samitin dyditor të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës, që po mbahet nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për mundësinë e transformimit të FSK-së, tha se synojnë që Forcat e Armatosura të ndërtohen me standardet më të larta veriatlantike.

“Një koncept dhe logjik e bashkëpunimit duhet të jetë një shtytje të gjitha vendeve të Ballkanit si mekanizëm për të shmangur gjuhën e konfliktit dhe urrejtjes dhe në vend të tyre të kultivohet gjuha e bashkëpunimit ekonomik, kulturor, të stërvitjeve të përbashkëta dhe në të gjitha sferat e tjera”.

“MSFK luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Deri më tani kemi nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi dhe 10 prej tyre janë me shtetet që janë anëtare të BE së”, tha ai.

Ai tha se si rezultat i bashkëpunimit me këto vende kanë arritur shkollimin profesional të kadetëve nëpër këto shtete.

Të ngjashme