Djali i dëshmorit thotë se iu bën dallavare për pozitën në KEK: Ju vraftë gjaku i dëshmorëve

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Patriot Brahimi, djali i dëshmorit të Kosovës, Halim Brahimi, ka publikuar në profilin e vet në Facebook, testin për pozitën e zjarrfikësit në KEK.

Sipas përgjigjeve që ka marrë, në testin me shkrim ai ka arritur 70 pikë ndërkaq, ai thotë se nga pikët e mbledhura me shkrim dhe me gojë, ka arritur t’i marrë 54.1 pikë.

“Ju kisha lutur , a mundëni me ma shpjegu dikush , së si ka mundësi testin me shkrim me kalu me 70 pikë , e pas intervistesme gojë kur i kanë mbledh pikët nga të dy testet bashkë me dalë 54.1 pikë. A shkon me plus a me minus mbledhja e pikëve”, ka shkruar ai në ‘Facebook-un e tij.

Ai iu është drejtuar Qeverisë Kurti, duke e quajtur si “të korruptuar”.

Postimi i plotë:

Përshendetje të ndëruar qytetarë të Republikes së Kosovës:

Ju kisha lutur , a mundëni me ma shpjegu dikush , së si ka mundësi testin me shkrim me kalu me 70 pikë , e pas intervistesme gojë kur i kanë mbledh pikët nga të dy testet bashkë me dalë 54.1 pikë. A shkon me plus a me minus mbledhja e pikëve.

Apo duhet me jav qu nanën ne zyre per mem pranu ne punë ?

Paramendone një djalë i Dëshmorit çka i bëjnë a shpijunat kanë përparsi .

Mos me kritikoni kur t’ju shajë se jeni ba ma zi se shkijet dhe këtu dihet qe jeni qeveri e korruptuar dhe qe jeni me moral të papaster .

Turpi ju mbuloftë! Ju vraftë gjaku I dëshmorëve!

Të ngjashme