Driton Selmanaj rezulton pozitiv me Covid, thotë se nuk kishte simptoma

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Dje e kam bërë testin për COVID-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësorë po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj.

Selmanaj bën të ditur se është vetizoluar.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj.

Dy ditë më herët, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vjen nga e njëjta parti si Selmanaj, njoftoi se ka dalë pozitiv.

Po ashtu, një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë infektuar me Coronavirus; disa prej tyre tashmë janë shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme