Dyshohet për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, Policia largon stafin

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

U.d. i drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, tha se nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme