Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur është si të konsumoni një pako cigare në ditë

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur , veçanërisht ozonit të nivelit të tokës, është si të konsumoni një pako cigare në ditë për shumë vite, thotë një studim i ri.

Gjithashtu u tha se pirja e duhanit mund të çojë në emfizemë.

Studimi, i botuar të martën në revistën mjekësore JAMA, është më i madhi në llojin e tij.

Ai shqyrtoi ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit – posaçërisht ndaj ozonit të nivelit tokësor, lëndëve të imëta, oksidit të azotit dhe karbonit të zi.

Studimi analizoi më shumë se 7,000 të rritur të moshës 45 deri në 84 vjeç për më shumë se një dekadë në gjashtë zona metropolitane në SH.B.A. – Baltimore, Chicago, Los Angeles, New York City, St. Paul, Minnesota dhe Winston-Salem, Karolina Veriore.

Duke përdorur një skanimet CT, studiuesit ishin në gjendje të shohin se ekspozimi ndaj secilit prej ndotësve shoqërohej me zhvillimin e emfizemës – njësëmundje e mushkërive që shkakton gulçim, dhe zakonisht shoqërohet me pirjen e duhanit. Kjo ëshyë një sëmundje kronike e keqe që zvogëlon sasinë e oksigjenit që arrin në rrjedhën tuaj të gjakut.

Autorët thanë se shpresojnë që njerëzit të shikojnë hulumtime si ky dhe t’i përdorin ati për të inkurajuar udhëheqësit e tyre të punojnë në politika më të mira mjedisore dhe t’i kushtojnë vëmendje konsumit të tyre të lëndëve djegëse fosile.

Të ngjashme